Rreth Nesh
Valvolub është kompani private, e themeluar në vitin 2000 nga themeluesi Arbnor Kastrati. Valvolubi është distributor i vajrave Valvoline. Valvoline është emër që kërkon pak prezentim, ngase është brandi më i vjetër ne industrinë e vajrave, si dhe lider botëror në prodhimin e produkteve automobilistike me performanca të larta, lubrifikante komerciale, industriale dhe produkte të ndryshme për mirëmbajtjen e automjetit tuaj.
Sot lepeza e produkteve në Valvolub është më e gjerë se kurr, dhe çdo produkt i vetëm në këtë lepez është punuar enkas për të ofruar nivel të lartë dhe kualitet që i tejkalon kërkesat e tregut në ditët e sotme. Por, kualiteti nuk është qëllimi i vetëm i Valvolub-it,
ne gjithashtu kemi një reputacion të gjerë në inovacione, dhe në të vërtet inovacionet janë edhe qelësi i suksesit tonë.
Inovacioni i fundit që vlen të përmendet është hapja e serviseve MaxLife në të gjitha qendrat e Kosovës, ku vërteton se të jesh një ndër partnerët e Valvolub-it do të kosiderohesh si një asset i çmuar i kësaj familje.
MaxLife qendra është vetëm një shembull, ndërsa ju mirë se vini në familjen e Valvolub-it ku si qëllim i vetëm nuk është që veturat te bëjmë të ndihen ne mënyrë të shkëlqyeshme, por misioni ynë është që edhe partnerët tanë afarist të ndihen po në këtë mënyrë të shkëlqyer duke e krijuar një rrjet të qëndrueshëm, korrektë ndërmjet partnerëve ku brengat e konsumatorit janë brengat tona.
Ja pse Valvolub-i ofron gjithashtu programe të ndryshme të marketingut të dizajnuara për të promovuar dhe mbështetur shitjen dhe për të maksimalizuar profitin.
Kështu që nëse ju tash më jeni partner i Valvolub-it sigurohuni se jeni në dijeni për gjërat speciale që e mbështesin ofertën tuaj. Por nëse ju nuk jeni një ndër partnerët tanë, atëherë pse të mos bëheni një nga ata?
|